Gazetari Flamur Vezaj zbulon detaje të reja lidhur me video skandalin në burgun e sigurisë së lartë të Durrësit, ku qelitë kthehen në dhoma feste për të fortët. Videoja u publikua pak ditë më parë në podcastin e tij 'Ma shqip'
Kontrolli i shkuar nga Tirana ka zbuluar se vetëm në një kat të këtij burgu 27 telefona të hedhura në pusetën e dushit
“Imagjinoni vetëm në një kat të burgut të Durrësit dispononte 27 telefona që janë hedhur në dushet e burgjit për shkak të operacionit të dërguar nga Tirana ndërkohë që transmetohej emisioni. Tre telefona iu gjetën të vobektëve që nuk kishin pasur kohë të mjaftueshme që dikush nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve t’i njoftonte mblidhni telefonat se po vjen kontrolli nga Tirana. Dhe 27 telefonat nuk kanë pronarë, se po të kishin pronarë do të ndiqeshin penalisht e do të dënoheshin 3 vjet burg” saktëson Flamur Vezaj në një intervistë online me kamera sot për ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.

Në video duken të fortët në festë kërcejnë filmojnë njëri tjetrin, bëjnë videocall jashtë burgut.
Lexo dhe: VIDEO-SKANDAL në burg: Lul Berisha me 'bandën' festë në qeli, telefona, alkool e ‘mall’. Kush janë?
E ndërsa video skandali nxjerr lakuriq realitetin brenda burgut dhe jo propagandën e qeverisë, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u përpoq t’ia lërë fajin paraardhësit, njësoj siç bën Rama.
“Duke qenë se telefonat u morën e u dërguan për ekspertizë mund të gjenden mesazhe me kë drejtues politik, apo të policisë apo struktura deputetësh flasin këto të dënuar që rrinë në burgun e Durrësit' thotë Vezaj.
E gjithë skena tregon se propaganda e ngritur prej vitesh në IEPV, është thjesht show se brenda burgut festat vijojnë për ata që kanë buxhet financiar dhe mbështetje.
Sot në drejtorinë e burgjeve do të bëhet një analizë. Ndërkohë Ministria e Drejtësisë u nxitua të deklarojë se nuk është bërë video në kohën e këtij ministri të ri. Kjo tregon se edhe brenda maxhorancës ka përplasje, dhe gjithmonë ia lënë fajin të tjerëve siç bën Rama”
Vezaj zbulon dhe kohën kur u filmua videoja, në janar 2026, kur burgjet drejtoheshin nga Klevis Qosja sot në krye të AMP-së.
“Videoja është bërë në janar në kohën që drejtor i burgjeve ka qenë Qosja dhe ministër i Drejtësisë ka qenë Lamallari, ndërkohë që ish drejtori i Burgjeve është bërë kreu i AMP-së. Pra një drejtor që deri dje bëri privilegjet dhe i la detyrat pasardhësit më respekto këtë apo atë, bëhet sot personi që do të kontrollojë policinë. Ndërkohë në burgje kur ishte drejtues bëheshin festa, e jo vetëm në këtë mënyrë ka dhe festa të tjera që do e shohim në vijim, " tha ai.
E privilegjet e të fortëve të cilët bëjnë jetë luksi në burgje nuk ndodh vetëm në burgun e Durrësit, thotë Vezaj duke paralajmëruar dhe publikime të tjera në ditët në vijim.
“Privilegjet e këtyre personazheve vijojnë jo vetëm në burgun e Durrësit, por të Reçit, Fierit.
Kam siguruar materiale të tjera për burgjet të cilat do të jenë skandal më vete, me persona të njohur të botës së showbiz, apo personazhe të brenda institucionit të burgut që komunikojnë me drejtues të lartë të burgut etj
Ata që kanë buxhet të mirë financiar dhe njohje e mbështetje vijojnë të bëjnë jetën normalisht në burg me kushtin që të mbajnë burgun në qetësi, ndërsa persona që kanë rënë në burg ndoshta dhe për vjedhjen e energjise vijojnë e vuajnë. Vuajnë dhe familjarët e tyre në ata që ndodhen në burg të cilët drejtohen jo nga ligji por i forti që dhe për lejet, takimet apo futjen e ndonjë sendi të tepërt duhet të marrë leje tek i forti i burgut e jo tek drejtori o burgut sepse i forti i burgu ka rregulluar marrëdhëniet me drejtorin që bën sekserin edhe për të marrë privilegjet që I takojën sipas ligjit”
Pamjet që po dalin nga një burg i sigurisë së lartë janë tronditëse dhe flasin vetë: qelitë nuk duken si burg, por si dhoma feste për të fortët. Në video shfaqet Lulzim Berisha së bashku me disa persona të tjerë, të ulur në një ambient të përbashkët, duke pirë alkool, duke përdorur disa telefona njëkohësisht dhe duke bërë video-call me persona jashtë. Muzikë, të qeshura dhe lëvizje të lirshme nga një qeli në tjetrën, pa asnjë shenjë kontrolli.
© SYRI.net