Ish-sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK.
Nga informacionet, Haxhiademi, aktualisht drejtoreshë e KESH-it, është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm, ndërsa pas përfundimit të seancës së marrjes në pyetje ajo është larguar nga ambientet e institucionit.
Haxhiademi është paraqitur edhe më herët në ambientet e SPAK, ku është pyetur në lidhje me dosjen “Balluku”, ku në qendër është ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tenderat.
Më herët në banesën e saj janë ushtruar kontrolle, për llogari të hetimeve të dosjes ‘Balluku’.

© SYRI.net