Europol godet rrjetin e call center-ave në Tiranë, 50 mln euro mashtrime.
Një operacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe austriake, me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të mashtrimit online që operonte përmes call center-ave në Tiranë.
Sipas të dhënave zyrtare, skema kriminale ka shkaktuar dëme që kapin të paktën 50 milionë euro, ndërsa gjatë operacionit u arrestuan 10 persona dhe u sekuestruan rreth 900 mijë euro cash, qindra kompjuterë dhe pajisje elektronike. Hetimi, i cili zgjati mbi dy vite, zbuloi një strukturë të mirëorganizuar, me deri në 450 punonjës, të ndarë në departamente si në një kompani legjitime: shitje, IT, financë dhe menaxhim.
Skema funksiononte përmes platformave të rreme investimi, ku viktimat – kryesisht qytetarë të Bashkimit Europian – josheshin me premtime fitimesh të larta. Përmes manipulimit psikologjik dhe kontrollit në distancë të pajisjeve, autorët i bindnin të transferonin shuma të konsiderueshme parash, të cilat më pas zhdukeshin përmes kanaleve të pastrimit ndërkombëtar.
Operacioni i koordinuar më 17 prill 2026 në Tiranë përfshiu bastisje në disa qendra call center-ash dhe banesa private, duke zbuluar një infrastrukturë të avancuar teknologjike dhe një organizim tipik korporativ kriminal./publik.al/
© SYRI.net