Dosja 'Revanshi'/ SPAK kërkon 15 vite burg për Astrit Avdylin e Emiljano Shullazin dhe...

Dosja 'Revanshi'/ SPAK kërkon 15 vite burg për Astrit Avdylin e Emiljano Shullazin dhe...

15:15, 29/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”, duke kërkuar dënime me burg për disa prej të pandehurve, pas zbardhjes së komunikimeve në SKY ECC, të cilat çuan në ngritjen e akuzave për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, grup kriminal dhe vepra të tjera penale. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimet e kërkuara ulen me një të tretën.

Sipas kërkesës së Prokurorisë:

  •  Për Astrit Avdylin u kërkuan 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin në 10 vite.
  •  Për Emiljano Shullazin u kërkuan 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin në 10 vite.
  •  Për Naim Stafukën u kërkuan 9 vite burg, që zbresin në 6 vite.
  •  Për Blerim Abazin u kërkuan 10 vite burg, që me ulje zbresin në 6.8 vite.
  •  Për Besian Xhixhën u kërkuan 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin në 6.8 vite.
  •  Për Enver Divën u kërkuan 10 vite burg, që zbresin në 6.8 vite.
  •  Për Robert Laçin u kërkuan 10 vite burg, që zbresin në 6.8 vite.
  •  Për Gjergj Cukalin u kërkuan 10.6 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin në 7 vite.
  •  Për Viktor Imerajn u kërkuan 10 vite burg, që zbresin në 6.8 vite.
  •  Për Satilno Bashon u kërkuan 10 vite burg, që zbresin në 6.8 vite.
  •  Për Miri Brulin u kërkuan 9 vite burg, që zbresin në 6 vite.
  •  Për Xhelal Rrajën u kërkuan 9 vite burg, që zbresin në 6 vite.

Pretenca e SPAK përbën qëndrimin përfundimtar të akuzës, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të jepet nga gjykata. Dosja “Revanshi” është ndërtuar mbi komunikimet e zbardhura nga SKY ECC, që sipas hetimeve kanë nxjerrë në pah aktivitet të dyshuar kriminal dhe organizim të strukturuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco