Flakët në Panaja shkrumbojnë ullishten përgjatë autostradës Vlorë–Fier

13:26, 29/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë ullishtet e zonës së Panajasë, përgjatë autostradës Vlorë–Fier, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe të mbjella me ullinj,  shekullore.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse.

Mungesa e rrugëve automobilistike në zonë ka bërë që efektivët përdorin mjete rrethanore për të arritur në vatrat e zjarrit.

Ndërkohë po vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco