Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Gjykata i jep goditjen e radhës Erion Veliajt, mbetet në qeli pas rrëzimit të kërkesës

11:26, 29/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliajn, duke rrëzuar kërkesën e tij lidhur me afatet e paraburgimit. Vendimi konfirmon atë të shkallës së parë, duke bërë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në qeli, ku ndodhet që prej muajit shkurt të vitit të kaluar.

Në thelb të ankimimit të Veliajt dhe mbrojtjes së tij ligjore qëndronte pretendimi se pezullimi i afateve të paraburgimit është kthyer në një praktikë të paligjshme nga gjykatat.

Gazetari Fatjon Gjinaj raporton përSyri Televizion se sipas avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca, këto pezullime ndodhin shpesh për shkak të shtyrjeve të seancave për të cilat i pandehuri nuk mban përgjegjësi, duke e kthyer këtë veprim në një standard të pabazuar dhe të panevojshëm.

Megjithatë, Gjinaj tha se togat e zeza të Apelit Antikorrupsion nuk i kanë marrë në konsideratë këto pretendime, duke miratuar vendimin e datës 24 mars të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Ky vendim e mban Veliajn në paraburgim, ndërkohë që praktika e pezullimit të afateve është përdorur edhe në raste të tjera, siç është ai i zotit Meta, i cili ndodhet gjithashtu në paraburgim.  Procesi gjyqësor ndaj Veliajt ndodhet aktualisht në fazën e gjykimit në themel. 

Deklarata e plotë:

"Një vendim i marrë vetëm pak minuta më parë nga Gjykata e Posaçme e Apelit rreth një ankimimi të bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, i cili prej shkurtit të vitit të kaluar ndodhet në masën shtrënguese arrest në burg.

Erjon Veliaj kishte kërkuar që sa i takon vendimeve të gjykatave në, të gjykatës në seanca gjyqësore të ndryshme që janë zhvilluar dhe që me pretendimet e saj nuk ka qenë shkak për shtyrjen e disa prej tyre, por pavarësisht kësaj janë pezulluar afatet e paraburgimit deri në ardhjen e seancës së radhës.

Iu drejtua Gjykatës së Apelit të Posaçëm pasi u rrëzua në shkallën e parë se po kryhet një veprim i paligjshëm dhe është kthyer në praktikë.

Këtë e deklaroi edhe avokati i zotit Veliaj, Plarent Ndreca në një dalje që bëri pak minuta më parë për mediat ku tha se është kthyer në një standard dhe praktikë të paligjshme dhe të panevojshme, edhe të pabazuar vendimet e gjykatave dhe togave të zeza që pezullojnë afatet e të paraburgosurit lidhur me ditët e burgut, në një kohë që ata nuk janë shkak i shtyrjes dhe zvarritjeve të proceseve.

Por përtej këtyre pretendimeve, togat e zeza të Gjykatës së Apelit Antikorrupsion miratuan vendimin e datës 24.03.2026 të shkallës së parë, duke rrëzuar kërkesën e Erjon Veliajt.

Tema e paraburgimeve është kthyer në një praktikë të përdorur nga mbrojtja jo vetëm për Veliajn, por edhe për të pandehur të tjerë.

Kujtojmë këtu edhe zoti Meta, i cili ndodhet në paraburgim gjithashtu prej tetorit 2024, i vetmi i arrestuar për dosjen e tij dhe që pëson vendime të tilla të gjykatave sa i takon pezullimit të afateve të paraburgimit.

I ka shfrytëzuar ankimet e tij nëpër gjykata, por që nuk janë njohur deri më tani. Ndërkohë që procesi ndaj Erjon Veliajt ndodhet në fazën e gjykimit në themel. Në seancën e fundit ka patur debate të forta gjyqsore.

Mbrojtja atje ka fokusuar argumentet për të nisur një proces të rregullt dhe ligjor, daljen e zotit Veliaj nga kafazi dhe së dyti vendosja e akteve që u përsërit sot për mediat nga Plarent Ndreca, në mënyrë ligjore dhe përmes CD-ve përkatëse në mënyrë të përmbledhur dhe të detajuar, pasi ende është e paqartë akuza e ngritur sipas tyre nga SPAK.

Ndërkohë që seanca e radhës është lënë për për pas disa ditësh, ku natyrisht pritet të vijojë me paraqitjen e kërkesave.

Kujtojmë se në seancën e fundit të zhvilluar në GJKKO, kjo e fundit e ndau çështjen sa i takon gjykimit dhe shqyrtimit gjyqësor për 11 persona të pandehur që kishin kërkuar gjykim të shkurtuar, përfshirë këtu biznesmenin kontrovers Elman Abule dhe ish-deputeten e majtë, njëherësh ish-kryetare e Komisionit të Ligjeve në Parlamentin e Shqipërisë, Klotilda Bushka, që është gjithashtu e pandehur në dosjen Veliaj.

11 persona do të dalin para Gjykatës së Posaçme në fillim të muajit maj, ku prokuroria do të lexojë konkluzionet. Më pas do të jetë radha e të pandehurve dhe avokatëve të tyre për të bërë mbrojtjen përkatëse që gjykata të shprehet me një vendim përfundimtar.

Ndërkohë Veliaj me pjesën më të madhe të grupit, ku përfshihet edhe bashkëshortja e tij e disa biznesmenë, të akuzuar për korrupsion dhe vepra të rënda penale, vetëm për zotin Veliaj ka 13 të tilla, do të gjykohen me procedurë të zakonshme dhe do t'i nënshtrohen një debati më të gjerë gjyqësor"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco