GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të mos qëndruar më në kafazin e sigurisë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.
“Kështu ndodh kur je 3 metra larg me avokatin, nuk merresh vesh, këtu nga sallat me 5 yje”, është shprehur Beqaj në sallën e gjyqit.
Po ashtu, Beqaj nuk kurseu ironitë duke bërë improvizime në kafaz, duke matur të çarën e xhamit me pëllëmbë: Të jemi transparent me mediat për gjerësinë e të ndarës së xhamit...
Sipas vendimit të gjykatës, kjo masë do të hyjë në fuqi nga seanca e radhës, pasi të njoftohet dhe të marrë masat përkatëse Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. GJKKO ka urdhëruar zyrtarisht këtë institucion për zbatimin e vendimit, duke i hapur rrugë që i pandehuri të qëndrojë pranë avokatëve të tij në sallën e gjyqit.
Seancën e radhës, e cila do të mbahet më 21 maj, Beqaj do e ndjekë jashtë kafazit të xhamit.
© SYRI.net