Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Aksioni kundër lojrave të fatit, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpronarja e lokalit

Aksioni kundër lojrave të fatit, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpronarja e lokalit

13:48, 28/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të organizimit të kundërligjshëm të basteve sportive në lokale, në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 konstatuan se në dy subjekte, në rrugët “Siri Kodra” dhe “Jordan Misja”, zhvilloheshin baste sportive nëpërmjet pajisjeve elektronike.

Për këtë veprimtari u arrestua shtetasi E. T., 49 vjeç, ndërsa u procedua penalisht bashkëpronarja K. M., pasi në lokalin e tyre në rrugën “Siri Kodra” u gjet një tablet që përdorej për vendosjen e basteve.

Ndërkohë, u shpall në kërkim shtetasi D. L., 27 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Jordan Misja”, ku gjatë kontrollit u konstatuan televizorë, monitorë kompjuteri dhe fatura që dokumentonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia bën me dije se po vijon puna për kapjen e 27-vjeçarit, ndërsa kontrollet në terren për goditjen e kësaj veprimtarie do të vijojnë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco