Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Aksidenti me pasojë vdekje në aksin Elbasan-Librazhd, ndalohet drejtuesi i mjetit

Aksidenti me pasojë vdekje në aksin Elbasan-Librazhd, ndalohet drejtuesi i mjetit

13:38, 28/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka ndaluar sot një 26-vjeçari me inicialet V.M., banues në Pogradec, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Automjeti që drejtonte i riu u përplas me një makinë me targa kineze, ku për pasojë humbi jetën një 33-vjeçar nga Kina. Po ashtu të plagosur si pasojë e aksidentit mbetën edhe 4 persona të tjerë.

Për aksidentin në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, bëjmë me dije se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, shtetasin V. M., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi automjeti që ai drejtonte është përplasur me një automjet me targa kineze, si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit”, njoftoi zyrtarisht Policia e Elbasanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco