Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

E rëndë në Greqi: Shqiptari 64-vjeçar u përpoq të përdhunonte një të re 25-vjeç me aftësi të kufizuara

E rëndë në Greqi: Shqiptari 64-vjeçar u përpoq të përdhunonte një të re 25-vjeç me aftësi të kufizuara

11:27, 28/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Media greke raporton se një burrë me origjinë shqiptarë, i moshës 64 vjeç, dyshohet se hyri në apartament ku raportohet për një tentativë përdhunimi të një gruaje 25-vjeçare me aftësi të kufizuara brenda shtëpisë së familjes së saj në Kypseli.
Autori është ‘zhdukur’ ndërsa autoritetet policore vazhdojnë hetimet për ta gjetur dhe arrestuar atë.

Nëna e 25-vjeçarit, Katerina Bekiari, ka përshkruar momentet dramatike që përjetoi kur, me t'u kthyer në shtëpi, pa burrin duke qëndruar mbi vajzën e saj . Ajo ka thënë se kapi një tigan të madh dhe e goditi në kokë, duke u përpjekur ta shtynte dhe ta mbronte fëmijën e saj.

Ekspertiza mjeko-ligjore, sipas saj, tregoi se nuk kishte abuzim, një fakt që - siç tha ajo - nuk e priste.

Videoja e kamerës së sigurisë e shfaqur në MEGA tregon 64-vjeçarin duke hapur derën e përparme të apartamentit me çelësa dhe duke hyrë në hapësirë, duke e kyçur atë pas tij. Pamjet filmike kapin gjithashtu sherrin me nënën , ku të dy bien në dysheme, burri e godet dhe ajo reagon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco