Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Tiranë/ Ktheu apartamentin në call-center për mashtrime me bursa fiktive, arrestohet 25-vjeçarja

11:03, 28/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 25-vjeçare është vënë në pranga në Tiranë, pasi dyshohet se kishte përshtatur apartamentin e saj si call center për të mashtruar shtetas të huaj, duke i nxitur të investonin në bursa fiktive.

Operacioni policor i koduar “Adapted” u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Gjatë ndërhyrjes në apartamentin e 25-vjeçares M. S., në rrugën “Tish Daija”, policia konstatoi se ambienti ishte përshtatur si një qendër telefonike nga ku dyshohet se zhvillohej aktiviteti mashtrues ndaj shtetasve të huaj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 5 telefona celularë, si dhe materiale të tjera që pritet të ndihmojnë në dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco