Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

GJKKO rrëzon pretendimin e avokatëve të vëllait të Veliajt: Kontrolli i SPAK tek zyrat 'Gogël' e ligjshme

GJKKO rrëzon pretendimin e avokatëve të vëllait të Veliajt: Kontrolli i SPAK tek zyrat 'Gogël' e ligjshme

10:36, 28/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut Erion Veliaj që kundërshtonte këqyrjen e disa kontratave dhe shërbimeve të kompanisë së tij “Gogël” para disa ditësh nga SPAK.

Togat e zeza i konsideruan të ligjshme veprimet e SPAK, duke rrëzuar ankimin e Veliajt. Prokuroria e Posaçme ka kryer veprime hetimore disa ditë më parë për fraksionin e ndarë të dosjes “Veliaj”. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, agjentët e BKH-së kanë shkuar në zyrat e kompanisë “Gogël” të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj duke këqyrur dhe sekuestruar disa kontrata, fatura shërbimesh e dokumente.

Mbrojtja e Arbër Veliajt ka ankimuar këto veprime në Gjykatën e Posaçme, ndërsa gjyqtarja  Atalanta Zeqiraj pasi dëgjoi palët shpalli vendim kundër ankimit. Avokatët pretenduan se kontrollet dhe këqyrja e disa dokumenteve, fatura shërbimi dhe kontratave ka qenë e paligjshme. Dosja Veliaj është ndarë në fraksion dhe veprimet janë bërë në kuadër të këtij fraksioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco