Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

VIDEO e momentit të arrestimit të Ervin Matës në Brazil, urdhërarrest edhe nga autoritetet braziliane

20:52, 27/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Syri siguron videon e arrestimit të Ervin Matës nga policia braziliane.  I shpallur në kërkim  ndërkombëtar Mata fshihej në Brazil me dokumente identiteti false britanike.

Operacioni u zhvillua në Ilhabela, në bregdetin e shtetit São Paulo, nga Policia Federale në bashkëpunim me Policinë Ushtarake lokale.

Mata ishte në arrati që prej shtatorit të vitit 2025, ndërsa ndaj tij kishte një urdhër arresti për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

CNN Brazilian shkruan se autoritetet braziliane bëjnë me dije se arrestimi u bë i mundur pas informacioneve të inteligjencës, të cilat tregonin se ai ishte zhvendosur nga rajoni Baixada Santista drejt Bregut Verior. Gjatë patrullimit, i dyshuari u lokalizua në një ambient biznesi dhe më pas u shoqërua në stacionin e Policisë Federale në São Sebastião.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi dy telefona celularë dhe dokumente që i përkisnin Matës, të cilat pritet të shërbejnë për thellimin e hetimeve.

Sipas hetimeve të autoriteteve shqiptare, Ervin Mata dyshohet se ka koordinuar trafikimin e rreth 240 kilogramëve kokainë drejt Frankfurtit të Gjermanisë në vitin 2020. Po ashtu, ai akuzohet se ka përfituar shuma të mëdha parash nga aktiviteti kriminal, si dhe për përfshirje në organizimin dhe financimin e vrasjeve.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia Federale braziliane lidhur me procedurat e mëtejshme, përfshirë mundësinë e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

Kush është biznesmeni Ervin Mata?

Ervin Mata ishte në kërkim ndërkombëtar që prej nëntorit 2023 dhe ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti paraprak nga ministri Alexandre de Moraes i Gjykata e Lartë Federale e Brazilit (STF) në vitin 2025.

Vendimi ishte marrë më 11 mars të atij viti, por u zbatua vetëm më 23 shtator.

Ai ishte tashmë nën akuzë në Shqipëri për trafik droge, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe grup të strukturuar kriminal.

Hetimet e autoriteteve shqiptare tregojnë se ai ka koordinuar trafikun e 240 kg kokainë në Frankfurt, Gjermani, në vitin 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco