Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Arrestohet Ervin Mata, fshihej në Brazil me dokumente angleze false! Koordinoi trafikimin e 240 kg kokainë

Arrestohet Ervin Mata, fshihej në Brazil me dokumente angleze false! Koordinoi trafikimin e 240 kg kokainë

20:24, 27/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eshtë arrestuar në Brazil, Ervin Mata i akuzuar si pjesë e grupit kriminal që merrej me trafikimin e kokainës. 39-vjeçari u kap në qytetin e Ilha Bela, dhe kishte në përdorim dokumente identifikimi angleze, të falsifikuara, informoi sot policia e shtetit.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i kishte caktuar Matës, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2023, gjatë një procedimi të regjistruar nga SPAK, janë kryer hetime, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe me agjencitë ligjzbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane, lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe në disa shtete europiane.

Gjithashtu hetime janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme, të ndodhura në Shqipëri. Në kuadër të këtij procedimi, Ervin Mata dyshohet se ka koordinuar bashkëpunëtoret e tij, për trafikimin e 240 kg lëndë narkotike Kokainë, më datë 29.09.2020.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Brasilia, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco