Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Kishin kthyer apartamentin në ‘Myslym Shyri’ në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen dy kineze

Kishin kthyer apartamentin në ‘Myslym Shyri’ në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen dy kineze

17:13, 27/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një rast i ushtrimit të prostitucionit është zbuluar në kryeqytet nga Policia, pranë ‘Myslym Shyrit’.

Në pranga kanë rënë dy shtetase nga Kina, ndërsa kishin përshtatur një apartament të marrë me qira, për të ushtruar prostitucion, ndërsa janë proceduar penalisht edhe tre shtetas të tjerë, përfitues nga kjo veprimtari.

Në kuadër të operacionit  ‘Foleja 6’ u vunë në pranga shtetaset nga Kina H. Ë., 40 vjeçe dhe K. Sh., 38 vjeçe, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Mysylm Shyri”.

Po ashtu u sekuestruan edhe shuma parash të dyshuara të përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni i koduar “Foleja 6”.

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohen 2 shtetase nga Kina.

Procedohen penalisht 3 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 6″.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kina H. Ë., 40 vjeçe dhe K. Sh., 38 vjeçe, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Mysylm Shyri”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për 3 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco