Krimet në fushën e drogës arritën rekord në 2025-n, ia kalojnë dhe kulmit të kanabisit në 2016-n

Krimet në fushën e drogës arritën rekord në 2025-n, ia kalojnë dhe kulmit të kanabisit në 2016-n

13:33, 27/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Krimet në fushën e drogës arritën nivel rekord në vitin 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Vitin e kaluar u shënuan mbi 3,649 krime në fushën e drogës, me rritje prej 27% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Ky është niveli më i lartë që është regjistruar ndonjëherë, të paktën që nga viti 2015, kur INSTAT publikon të dhënat. Madje krimet në fushën e drogës në 2025-n ishin më të larta edhe se në 2016-n, kur shënohej rekordi i deritanishëm prej 3,248 procedimesh dhe përkoi me periudhën kur në vend lulëzoi kultivimi i kanabisit.

Tregtimi i drogave, kultivimi etj u rendit si krimi i dytë më i përhapur në vend, vetëm pas shkeljeve të qarkullimit rrugor, që zunë vendin e parë me 6103, me një rritje të lehtë prej 6.8%.

Krimet me dashje kundër shëndetit ishin në vend të tretë, më rritje prej 27%, të ndjekura nga vjedhjet, që ishin 22% më të larta.

Rritje të fortë kishin dhe përndjekjet me gati 70%, ose 392 raste. Korrupsioni shënoi rënie me 8.6%, në 255 raste.

Sipas Instat, në vitin 2025, janë evidentuar gjithsej 38.345 vepra penale, 17,4% më shumë, krahasuar me vitin 2024.

Numri i autorëve të dyshuar për vepra penale në vitin 2025 arriti në 45.334, me një rritje prej 13,2%, krahasuar me vitin paraardhës:

-93,3% janë meshkuj, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30-44 vjeç (36,2%);

-Numri i autorëve pa përsëritje është 39.027, 16,7% më shumë, krahasuar me vitin 2024.

Në vitin 2025, janë regjistruar 19.145 persona të dëmtuar, 7,8% më shumë, krahasuar me një vit më parë:

-39,3% e tyre janë të dëmtuar për krime kundër personit;

-Femrat e dëmtuara përbëjnë 36,7% të kategorisë krime kundër personit, kryesisht në krime seksuale, krime kundër moralit dhe dinjitetit si edhe në krime kundër fëmijëve, martesës dhe familjes.

Numri i procedimeve penale të regjistruara në vitin 2025, është 27.049, me një rritje prej 8,5%, krahasuar me vitin e kaluar:

-Nga 24.491 procedime penale të përfunduara, 27,6% e tyre janë pushuar, 27,8% janë pezulluar dhe 42,5% janë dërguar për gjykim në gjykatë.

Në vitin 2025, janë regjistruar 14.356 persona të pandehur, 9,0% më shumë, krahasuar me një vit më parë:

-Meshkujt përbëjnë 94,0% të numrit gjithsej të të pandehurve.

Numri i të burgosurve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale është 4.503, 0,3% më shumë, krahasuar me vitin 2024:

-Meshkujt përbëjnë 98,4 % të numrit gjithsej të të burgosurve./MONITOR

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco