Gjatë seancës së sotme në GJKKO ndaj Erion Velijat ka patur debate edhe për kërkesën e këtij të fundit që seancat e gjykimit të bëheshin live.
Pas kërkesës së avokatëve të Veliajt ka reaguar prokurori i çështjes Altin Dumani.
Altin Dumani: Ne si organ akuze se kemi problem, por mund të shqetësojë procesin, çështjet penale ku ka dëshmitarë më tepër bashkëpunëtor drejtësie nuk lejohet transmetimi live, nuk ndodh kjo as në rajon as Evropë as gjyqet federale në SHBA. Mund të lejohen kamerat për disa pamje filmike, por dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët nuk mund të ekspozohen.
Ndërsa për vijimin e gjykimit, gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj mëson se, Dumani është shprehur se, “kemi 2 muaj që kemi kaluar në themel dhe vijojmë me seancat paraprake, avokatët e veliajt në mënyrë të përsëritur me kërkesa artificiale në gjykimin tonë, për qëllim zgjatjen e shqyrtimit gjyqësor”.
Avokati i kreut të bashkisë Plarent Ndreca ka kundërshtuar pretendimet e prokurorit Dumani.
Plarent Ndreca: Kam treguar korrektësi dhe profesionalizëm, prokurori s’ka sjellje etike tërhiqini vëmendjen, thuajini se është palë e barabartë në këtë proces. Ne s’kemi qëllim të zvarrisim procesin, i vetmi që mbahet në burg është Erion Veliaj dhe ai ka interes të eci sa më shpejt ky proces, ne nuk pranojmë të ecim pa qenë një proces i rregullt ligjor.
© SYRI.net