Dy të rinjtë që shihni në foto, janë Renato dhe Florin Mhillaj, përkatësisht djali dhe nipi i Gegë Mhillaj, të dyshuar për vrasjen e Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. Ngjarje kjo e ndodhur mesditën e së dielës, dyshohet për motive hakmarrje.

Në FOTO: Renato Mhillaj, djali i Gegë Mhillaj (i vrarë 10 vite më parë)

Në FOTO: Florin Mhillaj, nipi i Gegë Mhillaj
Ndërkohë, kujtojmë që Gegë Mhillaj u ekzekutua 10 vite më parë, ku atë kohë, viktima i djeshëm bashkë me të vëllanë, u morën si të dyshuar për ngjarjen, por u lanë të pafajshëm me një vendim të Gjykatës së Shkodrës.
Adriano Mhillaj, 22 vjeç, Florin Mhillaj, 36 vjeç dhe Renato Mhillaj, 23 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e tre kushërinjve. Pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja.

Në FOTO: Gegë Mhillaj dhe Kreshnik Mulecaj
© SYRI.net