‘Krimi me motiv hakmarrjen’, policia: Identifikuam 3 autorët e atentatit dhe automjetin, njëri i preu rrugën, tjetri…

11:46, 27/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Lezhës zbardh atentatin e djeshëm ku mbetën të vrarë nga breshëritë e armëve Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.

Ishte kryepolici Arben Nasufi që doli në një konferencë për mediat mesditën e sotme (27 prill) dhe zbardhi detaje, dinamikën dhe motivet e atentatit vdekjeprurës nga hetimet e deritanishme bashkë me Prokurorinë.

Ai tha se janë identifikuar 3 atentatorët e krimit, mjeti me të cilin u bë atentati dhe rrethanat, përfshi edhe motivin e dyshuar të hakmarrjes.

“Hetime intensive në vendngjarje dhe me metoda proaktive në funksion të zbardhjes. U identifikua një prej automjeteve të përdorura nga autorët, një AUDI A4. U bë edhe identifikimi i autorëve: Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç, Renato Mhillaj 23 vjeç, të tre banues Lezhë”, tha Nasufi mes të tjerash.

Ai shpjegoi edhe skemën e atentatorëve, ku me një mjet të dytë i zunë rrugën Mujecit dhe më pas e patën të lehtë ta qëllonin me breshëri automatiku.

“Një mjet “Volkswagen i preu rrugën, kurse personat në Audi qëlluan me breshëri armësh. Dyshohet se vrasja ndodhi për arsye hakmarrjeje. Hetime intensive bashkë me Prokurorinë për dokumentimin e ngjarjes. Janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente, por nuk u gjetën, kërkimet vazhdojnë. RENEA, forca e sigurisë dhe operacionale janë në terren për kapjen e autorëve. Vazhdon edhe puna për gjetjen e armëve dhe mjeteve të përdorura në ngjarje”, tha kryepolici.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco