Përpjekjet e Ramës për kontroll/ Braho: Deri tani i kanë llafe. Nëse rritet agresiviteti ndaj SPAK nga krimi i organizuar, ne do të...

Përpjekjet e Ramës për kontroll/ Braho: Deri tani i kanë llafe. Nëse rritet agresiviteti ndaj SPAK nga krimi i organizuar, ne do të...

11:12, 27/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i SPAK po raporton sot para KLP për punën vjetore të institucionit që drejton. Gjatë raportimit të tij, Klodian Braho ka komentuar edhe përpjekjet e mazhorancës për kontrollin e Prokurorisë së Posaçme përmes komisionit të njohur “Xhafaj”.

Braho ka deklaruar se deri më tani kjo është vetëm retorikë, gjë që nuk e shqetëson SPAK, por nëse tentohet të përkthehet në ligj, Prokuroria Speciale do të ngrejë zërin publikisht.

Gjithashtu, Kreu i SPAK ka përmendur edhe nevojën e një rregullimi ligjor për njohjen e vendimeve të huaja penale që kanë të bëjnë me këtë organ, por që shkojnë për trajtim në gjykata të juridiksionit të zakonshëm dhe jo në Gjykatën e Posaçme.

Pjesë nga raportimi i Brahos në SPAK:

“Për njohjen e vendimeve të huaja për vepra penale që kanë lidhje me SPAK, duhet që të bëhen ndryshime ligjore që këto vendime të bëhen nga gjykata e posaçme dhe jo nga gjykatat e juridiksionit të zakonshëm”, - është shprehur ai.

Ndërsa sa i përket tentativave të mazhorancës për vendosjen e kontrollit të plotë mbi SPAK, kreu i këtij organi u shpreh:

“Retorika, edhe në disa raste, nuk është problematike, por mund të shërbejë si shkak për të rritur agresivitetin ndaj SPAK nga krimi i organizuar. Retorika në vetvete nuk përbën kërcënim; për ta kuptuar se kur do të jetë shqetësuese, është kur do të shoqërohet me situatë ligjore që mund të prekë kompetencat e institucionit. Për momentin mendoj se nuk është problematike. Nëse do kemi ndonjë situatë të tillë, drafte apo projekte ligjore, ne do të ngremë zërin, do ta bëjmë publik. Këtë mendim dhe shqetësim do t’ia përcjellim edhe KLP.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco