Atentati ndaj Kreshnik Mujecit, paraprakisht dyshohet të ketë lidhje me motive hakmarrjeje. Para 10 vitesh, në tetor të 2016, dyshohet se Kreshnik Mujeci së bashku me vëllanë e tij, Lin Mujeci kanë vrarë një shtetas tjetër, Genc Mhillaj, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Mali i Jushit në Shkodër.
Në pranga kanë rënë më 2017 Lin Mujeci, 38 vjeç dhe vëllai i tij Kreshnik Mujeci, 30 vjeç, asokohe, të cilët ishin shpallur në kërkim.
Vrasja e Genc Mhillaj ndodhi më 6 tetor të 2016 rreth orës 11:00 te ura në fshatin Mali Jushit. Menjëherë pas vrasjes ishte shpallur në kërkim 21- vjeçari, Jozef Mujeci.
Ndërkohë mësohet se në çështjen penale ndaj Jozef dhe Kreshnik Mujecit, Gjykata ka vendosur prishjen e një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Apelit në Shkodër, duke rikthyer dosjen për rishqyrtim.
Bëhet fjalë për çështjen me nr. 52104-00094-00-2020, ku të pandehur janë Jozef Mujeci dhe Kreshnik Mujeci, ndërsa viktima janë Anita Mhillaj dhe Valter Mhillaj.
Sipas të dhënave, është prishur vendimi nr. 336, datë 06.11.2019, i Gjykatës së Apelit Shkodër. Për pasojë, aktet janë kthyer për t’u shqyrtuar sërish në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Të pandehurit akuzohen për veprat penale “vrasje me paramendim” në bashkëpunim, sipas neneve 78/1 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për “mbajtje pa leje të armëve” sipas nenit 278/1.
Ky vendim nënkupton se çështja do të rivlerësohet nga Apeli, ku pritet të rishqyrtohen provat dhe rrethanat që lidhen me ngjarjen ku humbën jetën Anita dhe Valter Mhillaj.
© SYRI.net