Atentati ndaj Kreshnik Mujecit, paraprakisht dyshohet të ketë lidhje me motive hakmarrjeje. Para 10 vitesh, në tetor të 2016, dyshohet se Kreshnik Mujeci së bashku me vëllanë e tij, Lin Mujeci kanë vrarë një shtetas tjetër, Genc Mhillaj, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Mali i Jushit në Shkodër.
Në pranga kanë rënë më 2017 Lin Mujeci, 38 vjeç dhe vëllai i tij Kreshnik Mujeci, 30 vjeç, asokohe, të cilët ishin shpallur në kërkim.
Vrasja e Genc Mhillaj ndodhi më 6 tetor të 2016 rreth orës 11:00 te ura në fshatin Mali Jushit. Menjëherë pas vrasjes ishte shpallur në kërkim 21- vjeçari, Jozef Mujeci.
Si ndodhi vrasja e Genc Mhillaj në 6 tetor të 2016
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 11. 00 të së enjtes pranë fshatit Mali i Jushit. Genc Mhillaj (Pjetri) 42 vjec nga Torovica është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka humbur jetën.
Viktima Genc Mhillaj, 42 vjeç ka qenë duke drejtuar automjetin tip kamionçinë me targa AA 609 IV, i cili ka qenë ngarkuar me miell dhe misër. Viktima ka qenë duke ecur në rrugë ndërsa Mujeci e ka ndalur dhe e ka thirrur për të biseduar.
Pranë urës së Malit të Jushit ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër Mhillaj ka tentuar të largohet me vrap, po autori e ka ndjekur dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Për pasojë viktima është rrëzuar në fushë.
42- vjeçari Genc Mhillaj ka ndërruar jetë menjëherë, pasi plumbi e ka goditur në ballë. Nga ana tjetër autori është larguar me shpejtësi në drejtim të Torovicës.
Njoftimi i policisë 2017:
Vihen në pranga 2 persona të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të vrasjes me armë zjarri të shtetasit G.M. ndodhur 1 vit më parë në fshatin Mali i Jushit në Shkodër
Me datë 06.10.2017, strukturat e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë , pas një pune të mirëorganizuar , bazuar në informacione të marra në rrugë policore ,kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar " One Year ".
Si rezultat i tij , u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e 2 personave të shpallur në kërkim , dhe konkretisht e shtetasve :
- Lin Mujeci , 38 vjeç, banues në Torovicë - Lezhë
- Kreshnik Mujeci , 30 vjeç , banues në Torovicë - Lezhë
Këta 2 shtetas ( vëllezër), dyshohen si autor të vrasjes së shtetasit G.M. ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër .
Për këta shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar Urdhër Ndalimi për veprat penale " Vrasje me paramendim " kryer në bashkëpunim ' Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit " parashikuar nga nenet 78-25, 278/4 të Kodit Penal.
© SYRI.net