Një atentat mafioz ka tronditur Lezhën pasditen e të dielës së 26 shkurtit, ku për pasojë humbën jetën Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.
Çifti i bashkëshortëve po zbrisnin drejt aksit kryesor Lezhë-Shkodër pranë një dasheze në fshatin Balldre, kur mjeti tip Audi Q7 i tyre, ra në pritën e breshërive të armëve.

Trupat ndodhen ende në automjet. Nga pamjet pranë vendit të ngjarjes, duket se shënjestër ka qenë drejtuesi i mjetit, pasi dyert dhe xhamat e makinës janë bërë shoshë nga plumbat, shihet një gomë e rënë dhe gjak në asfalt.
Ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve teksa mbërritja e autoambulancave në vendin e ngjarjes duket se ka qenë e kotë, pasi çifti i bashkëshortëve kanë humbur jetën në vend.
© SYRI.net