Alarm për bombë në një tjetër qendër tregtare në Tiranë, evakuohen punonjësit e qytetarët

13:58, 26/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Alarm për bombë në qendrën tregtare QTU,  njëjtë si mbrëmjen e kaluar te Toptani.

Për arsye sigurie, janë evakuuar të gjithë punonjësit dhe qytetarët.

Një e-mail ka mbërritur në adresë të shefit të sigurisë së qendrës tregtare, për vendosjen e bombës.

Sakaq Policia ndodhet në vendngjarje, ku nga kontrollet nuk është konstatuar asnjë gjë e dyshimtë.

Nga kontrollet paraprake nuk është gjetur send i kundraligjshëm, megjithatë policia ka bërë evakuimin si masë parandaluese,ndërsa alarmi rezultoi fals.

Me sa duket, lidhur me alarmet false që jepen nëpër qendra tregtare, duket se është i njëjti person që qëndron pas tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco