Zbulohen dy ambiente të përshtatura për lojëra fati në Kavajë, u ‘spiunuan’ në Polici përmes e-mailit

10:58, 26/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy ambiente të përshtatura për lojëra fati me makineta janë zbuluar në Kavajë.

Policia ka bërë të mundur zbulimin e 2 ambienteve në lagjen nr. 6 dhe lagjen nr. 1, në Kavajë, të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në vijim të operacionit “Fati i Lojërave” u shpallën në kërkim shtetasit Klejsi Cani dhe Klajdi Çopa.

Në ambientin e marrë me qira në lagjen nr. 6, Kavajë, 26-vjeçarit Klejsi Cani, iu gjetën dhe sekuestruan 5 makina për lojëra fati.

Ndërsa 20-vjeçarit, Klajdi Çopa, iu gjetën dhe u sekuestruan 11 makina për lojëra fati, në lagjen nr. 1, Kavajë, në një ambient të marrë me qira prej tij.

Informacioni mbi ambientet e lojërave të fatit kishte ardhur në adresën elektronike të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit / Vijon operacioni “Fati i Lojërave”.

Operacioni u zhvillua pas informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Zbulohen në Kavajë dy ambiente të përshtatura për lojëra fati me makineta.

Shpallen në kërkim dy shtetas, të cilët kishin marrë me qira dy ambientet ku u gjetën dhe u sekuestruan pajisjet e lojërave të fatit.

Sekuestrohen 16 makineta që shërbenin për zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Pas informacioneve të mbërritura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe finalizimit të operacioneve në Kurbin, Milot e Tiranë për përshtatje të ambienteve për zhvillimin e lojërave të fatit me makineta, një tjetër informacion ka ardhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për dy ambiente në dy lagje të qytetit të Kavajës, që ishin përshtatur për lojëra fati.

Bazuar në këtë informacion, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fati i Lojërave”.

Gjatë operacionit u zbuluan 2 ambiente në lagjen nr. 6 dhe lagjen nr. 1, në Kavajë, të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve procedurale u shpallën në kërkim shtetasit:

K. C., 26 vjeç, pasi në lagjen nr. 6, Kavajë, në një ambient të marrë me qira prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan 5 makina për lojëra fati;

K. Ç., 20 vjeç, pasi në lagjen nr. 1, Kavajë, në një ambient të marrë me qira prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan 11 makina për lojëra fati.

Po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe profesional.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco