Alarm për  bombë në një qendër tregtare në mes të Tiranës, evakuohet godina

Alarm për bombë në një qendër tregtare në mes të Tiranës, evakuohet godina

21:09, 25/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një alarm për bombë është dhënë pak më parë, në një qendër tregtare në Tiranë.

Siç raporton gazetari i Syri, Ervin Leka, ku bomba dyshohet të jetë vendosur në qendrën tregtare Toptani.

 Alarmi ka mbërritur me nje e-mail anonim.

'Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30', thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Megjithatë për arsye sigurie është bërë evakuimi i qendrës tregtare, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme. 

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme. 

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco