Kthyen apartamentin në bazë kôkaine, arrestohen 3 shqiptarët, mes tyre 1 grua

Kthyen apartamentin në bazë kôkaine, arrestohen 3 shqiptarët, mes tyre 1 grua

18:11, 25/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një operacion antidrogë në zonën e Venecia ka çuar në goditjen e një rrjeti të trafikut të kokainës.

Si rrjedhojë janë arrestuar tre persona, mes tyre edhe një grua, të gjithë me origjinë shqiptare. Aksioni u zhvillua në San Donà di Piave, pasi policia vuri re lëvizje të dyshimta në një apartament, me hyrje-dalje të shpejta që zgjatnin vetëm pak sekonda. Pas monitorimit të zonës dhe verifikimit të automjeteve, u krijuan dyshime të forta për aktivitet të paligjshëm.

Ndërhyrja u krye në momentin e një transaksioni të dyshuar droge. Gjatë kontrollit në banesë, policia arrestoi një 40-vjeçar shqiptar dhe partneren e tij, ndërsa një person i tretë u vu gjithashtu në pranga. Në vendngjarje u sekuestruan rreth 70 gramë kokainë me pastërti të lartë dhe mbi 2,200 euro cash.

I dyshuari kryesor është dërguar në paraburgim në pritje të gjykimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të rrjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco