Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, nis seanca për të arrestuarit

Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, nis seanca për të arrestuarit

12:27, 25/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sapo ka nisur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër seanca e vlerësimit të masës së arrestit ndaj Dali Nela dhe Aldo Kalemit.

Gazetarja e SYRI-t Ervina Shehaj raporton se Nela mungon në seancë për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi ndodhet i shtruar në Spitalin e Gjirokastrës me 2 plumba.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, lidhur me vrasjen e 30-vjeçarit në Memaliaj.

Prokurorja Aulona Haxhiraj kërkoi ‘arrest në shtëpi’ për Aldo Kalemin dhe Dali Nela. Sakaq pritet vendimi i gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco