Vijon operacioni policor i koduar “Fati i Lojërave”, ku Policia e Shtetit ka goditur një tjetër vatër të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit në Tiranë.
Në kuadër të operacionit, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas, K. Sh., 20 vjeç, dhe E. B., 33 vjeç, të dy banues në kryeqytet.
Sipas hetimeve, në një lokal në rrugën “Ali Progri”, të administruar nga E. B. dhe ku punonte edhe 20-vjeçari, organizoheshin lojëra fati në kundërshtim me ligjin.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 2 aparate celularë dhe sende të tjera të dyshuara si të përdorura për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia e Shtetit bën me dije se kontrollet dhe goditjet ndaj lojërave të fatit të paligjshme do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë.
© SYRI.net