Janë bërë ndryshime në drejtimin e disa Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, ku është riorganizuar zinxhiri komandues në Fushë-Krujë dhe Durrës.
Në IEVP Fushë-Krujë është liruar nga detyra drejtori Apostol Luca. Në vend të tij është emëruar Ervis Dedej, i cili ka eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve. Po ashtu, në këtë institucion, Shef i Policisë është emëruar kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite përvojë në Policinë e Burgjeve.
Ndërkohë, në IEVP Durrës është emëruar drejtor Serjan Mazrreku, me përvojë në administratë dhe fushën ligjore, si dhe Shef i Policisë është caktuar kryekomisar Florian Masha, me karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.
Ndryshimet vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese në sistemin penitenciar.
© SYRI.net