Shiti të njëjtin apartament dy herë në Fier, shpallet në kërkim 63-vjeçari

Shiti të njëjtin apartament dy herë në Fier, shpallet në kërkim 63-vjeçari

10:24, 25/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 63-vjeçar me inicialet E. M. është shpallur në kërkim nga policia në Fier.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Drejtoria Vendore e Policisë Fier dyshojnë se ai, nëpërmjet mashtrimit, ka shitur të njëjtin apartament në Fier dy shtetasve të ndryshëm, në periudha të ndryshme.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin E. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka shitur të njëjtin apartament në Fier dy shtetasve të ndryshëm, në vite të ndryshme.", njofton policia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco