Ky person që po intervistojmë në kushtet e anonimatit, është një 15 vjeçar nga Prishtina, i cili prej disa muajsh provokohet nga një person 20 vite më i madh.
Ky i fundit i kërkon me insistim të shkëmbejnë foto të natyrës erotike, pavarësisht se është fare mirë në dijeni të moshës së djalit minoren, i cili studion në shkollën ngjitur me vendin e tij të punës.
Në këto kushte kur 35 vjeçari ishte bërë shumë këmbëngulës në kërkesat e tij prej maniaku, minoreni ka menduar që do të ishte momenti të komunikonte me dike për çfarë po ndodhte. Pavarësisht se 15 vjeçari mundohet ta shmangë, maniaku duket se nuk ka ndërmend të ndalojë...
Ai nis t’i komentojë kudo që sheh foto apo video të tij.
Madje në një rast bëhet shumë konkret në provokimet e tij, por përpara se ta bllokonte, djali minoren ka arritur të ruaje disa mesazhe, që na bëjnë të kuptojmë qëllimet e 35 vjeçarit ndaj tij.
Në njërin nga mesazhet, 35 vjeçari i kërkon të dalin pas mesnate, me pretekstin e pirjes së një cigareje. Por në vend të adoleshentit, në takim ai përballet me ne.
Ora 1 e natës, kafe, e cigare me një 15 vjeçar. Apo qëllimi është diçka tjetër?
Edhe pse ne ia bëjmë të ditur se ka të bëjë me një fëmijë, dhe madje e pranon, ky 35 vjeçar i konsideron krejt normale tentativat ndaj tij.
Pas kësaj bisede, 35 vjeçari nis të reflektojë dhe na bën një premtim.
Shpresojmë shumë që kjo të jetë hera e fundit që takohemi me këtë person, dhe ai ta ketë kuptuar që orientimin e tij seksual nuk duhet t’ia shprehë fëmijëve.
© SYRI.net