Ky i ri quhet Edmond, është një 31 vjeçar nga Berati, emigrant në Greqi dhe ka një histori mjaft interesante që nisi 4 vite më parë me një vajzë të quajtur Viola, të paktën kështu e mendonte ai se quhej.
Një marrëdhënie që nisi e gënjeshtërt që në momentin e parë. Por pas pak kohësh i riu mori vesh krejt rastësisht identitetin e saktë të vajzës, me të cilën po komunikonte prej pak kohësh.
Vajza i kishte treguar partnerit të ri për problemet e shumta në jetën e saj, ndaj për këtë kërkonte dhe mirëkuptimin e Mondit.
Ok, ndoshta nuk është ndjerë e gatshme të ndajë sekretet e jetës me këtë person që sapo e kishte njohur.
Takimi i parë mes të dyve duket se shkon mjaft mirë. Bisedojnë, tregojnë momente nga jeta e tyre, bëjnë premtime. Duket si nisja e një raporti që do të konsolidohej me kalimin e kohës.
Ndërkohë që pas disa muajsh, 31 vjeçari kthehet sërish në Shqipëri.
Pas kësaj dërgese të parë, kërkesat e Dorinës shtoheshin çdo ditë, dhe çdo ditë partneri do të detyrohej të niste para nga Greqia.
Por një proces divorci ka shpenzime, ndaj vajza vazhdonte të kërkonte para.
Pavarësisht kësaj indiference të partneres, Mondi nuk i jep fund kësaj lidhjeje në distancë. Edhe pse Dorina vetëm sa e thellon hendekun duke komunikuar me të sipas nevojave të momentit.
Ndërkohë që Mondi nga ana tjetër përpiqej që ta bënte për vete me të gjitha format.
Dhe ndërkohë që kjo marrëdhënie në distancë po ecte përpara, me Dorinën që nuk ndalej së kërkuari para dhe me Mondin që për hir të dashurisë boshatiste llogaritë e tij në veprime të kujdesshme, kjo bën që tek 31 vjeçari të shfaqen dyshimet e para.
Por ndërsa gërmon në profilin e mobilerisë, numri korrespondues është ai i Dorinës, e cila nis një komunikim me Mondin pa e ditur se pas këtij profili është partneri i saj virtual.
Pas kësaj bisede, 31 vjeçari kupton se ka të bëjë me një person që më shumë se sa partner është një predatore seriale, që ka qëllime krejt të ndryshme nga ai. Ndaj vendos të vijojë lojën për të zbuluar më shumë.
Në kushtet kur gjërat po merrnin rrokullimën, Mondi vendos të luajë me letrat e hapura, duke i treguar vajzës që pas atij accounti fshihej ai vetë.
Në këtë pikë i riu më në fund kthjellohet, dhe pa e zgjatur i kërkon partneres e cila tashmë ishte kthyer në një ish, t’i kthehen të gjitha shumat e dërguara.
Gjë që u pranua pa problem nga vajza.
31 vjeçari nuk ka forcë as të thotë diçka pas këtij zhgënjimi të dyfishtë.
Stand: që vjen nga humbja e dashurisë dhe e një shume të konsiderueshme e cila u dha në mirëbesim.
Në këtë situatë, kur Edmondi prej dy muajsh nuk ka asnjë komunikim virtual me Dorinën, vendos t’i sqarojë gjërat ballë për ballë.
Vajza tregohet e ashpër dhe e prerë me ish-partnerin virtual, saqë të jep përshtypjen se borxhliu që ka shkaktuar aq dëm është ai. Ndaj nuk kemi arsye të zgjatemi më shumë, por prezantohemi për të kuptuar shkaqet e kësaj sjelljeje.
Vajza del nga dyqani dhe vrapon për t’u larguar pa bërë asnjë reagim ndaj pyetjeve tona.
Pavarësisht se kemi disa minuta që kërkojmë ta bindim të flasë, Dorina e ka kyçur gojën dhe nuk na jep asnjë shpjegim.
Deri kur, diçka ndryshon dhe ajo pranon të tregojë disa gjëra për këtë raport të çuditshëm.
Këtu duhet të sqarojmë diçka. Qëllimi nuk është ta diskreditojmë këtë vajzë, e cila ka përfituar financiarisht për muaj me radhë nga 31 vjeçari. Ajo që duam të arrijmë është një marrëveshje mes të dyve, dhe secili të shohë rrugën e tij.
Pavarësisht kësaj gatishmërie të Mondit për ta mbyllur borxhin me këste, Dorina duket se nuk është ende e bindur.
Prandaj e marrim veçmas ish-partnerin për ta sqaruar se kjo mund të jetë zgjidhja më e mirë e mundshme.
Në realitet Dorina ia ka kërkuar vazhdimisht shumat e parave të të riut. Mjafton të shohim këto biseda që janë bërë mes të dyve për të kuptuar se ajo po gënjen.
Vajza propozon një pagesë 50 mijë lekë të vjetra për Mondin.
Me 50 mijë lekë në muaj, i bie që Mondit t’i kthehet borxhi dikur në vitin 2051, kur të festojë 56 vjetorin. Jo keq.
Më në fund, Mondi nga Berati dhe Dorina nga Fieri kanë rënë dakord. Borxhi do të kthehet më 1 Korrik 2027. Por për ta bërë gjithçka sipas ligjit, të dy i drejtohen një zyre noteriale ku firmosin marrëveshjen e kthimit të shumës.
A do ta mbajë fjalën Dorina? Për këtë na duhet të presim edhe 15 muajt e tjerë.
© SYRI.net