Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën një person

21:43, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin që lidh Elbasanin me Cërrikun, në zonën e fshatit Mjekës, pranë një servisi makinash.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete: një mjet tip “Benz” me targë AA170SR dhe një mjet tip “Volkswagen Caddy” me targë AA968VM. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit “Benz” ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., rreth 28 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi L. R., 53 vjeç. 

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi A. B., ndërsa është dëmtuar shtetasi L. R., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco