Aksident në aksin Hani i Hotit-Vermosh, plagoset një person

Aksident në aksin Hani i Hotit-Vermosh, plagoset një person

21:16, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në aksin rrugor Hani i Hotit–Vermosh është regjistruar një aksident rrugor rreth orës 20:15, ku një automjet është përplasur me një mjet bujqësor.

Sipas informacioneve paraprake nga DVP Shkodër, automjeti me drejtues shtetasin L. S., është përplasur me mjetin bujqësor të drejtuar nga shtetasi P. P.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco