Sarandë/ Lëvizte i armatosur me pistoletë në makinë, arrestohet 30-vjeçari

13:26, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Sarandë është arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar, pasi lëvizte me automjet dhe ishte i armatosur me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, në orët e para të mëngjesit, pas informacioneve të marra mbi një shtetas që qarkullonte me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj automjetit dhe personit, është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin. Në përfundim të veprimeve, 30-vjeçari me inicialet D. Z., banues në Vlorë, u vu në pranga për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë

Lëvizte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.  

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një krehër me fishekë dhe automjeti.    

Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë siguruar informacion për një shtetas që lëvizte i armatosur, në qytet.  

Bazuar në këto informacione, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin e dyshuar, D. Z..    
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.  

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco