EMRI/ Pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, arrestohet në Laç 26-vjeçari

EMRI/ Pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, arrestohet në Laç 26-vjeçari

12:27, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Laç është lokalizuar dhe ndaluar 26-vjeçari Mateo Selala, i cili kërkohej nga autoritetet gjyqësore të Spanjës me urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar në shkurt 2026.

Sipas të dhënave, Selala dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që vepronte në Spanjë, i përfshirë në vjedhje me dhunë, falsifikim dokumentesh dhe aktivitet në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ai akuzohet se më 14 dhe 15 mars 2025 ka kryer vjedhje në dy banesa në zona të ndryshme në Spanjë, si dhe për ndryshimin e targave të një automjeti. Pas lokalizimit në qytetin e Laçit, ai u kap dhe u vu në dispozicion të procedurave të mëtejshme ligjore, ndërsa Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet spanjolle në Madrid për ekstradimin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Kapet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi Mateo Selala.

Pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, të akuzuar për vjedhje me dhunë dhe për falsifikim të dokumenteve, lokalizohet dhe kapet në Laç, 26-vjeçari.

Gjatë kësaj faze u lokalizua dhe u kap në Laç, shtetasi Mateo Selala 26 vjeç, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, në muajin shkurt, 2026, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", "Falsifikimi i dokumenteve” dhe "Grupi kriminal".

Shtetasi Mateo Selala akuzohet se më datat 14 dhe 15 mars, 2025, ka vjedhur në 2 banesa, në zona të ndryshme në Spanjë. Ai gjithashtu akuzohet se ka ndryshuar targat e një automjeti.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Madrid, për të ekstraduar 26-vjeçarin, në Spanjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco