Plagosje me armë zjarri në Kurbin, 35-vjeçari paraqitet në Spitalin e Traumës

Plagosje me armë zjarri në Kurbin, 35-vjeçari paraqitet në Spitalin e Traumës

11:38, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Spitalin e Traumës është paraqitur për mjekim një shtetas 35-vjeçar, banues në Kurbin, i cili rezulton të jetë i plagosur me armë zjarri.

Menjëherë pas rastit, janë njoftuar shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë nisur veprimet hetimore dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve të mundshëm.

Ende nuk ka detaje zyrtare mbi shkaqet e plagosjes apo vendin ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa hetimet vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco