EMRI/ Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 61-vjecari, plagoset polici

11:22, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 61-vjecar, ka humbur jetën në Tiranë si pasojë e një aksidenti pranë komisariatit numër 6 në zonën e Kombinatit.

Viktima Ylmi Dedja ka qënë duke lëvizur me motorr në rrugën “Llazi Miho”, ku rreth orës 10:45, është përplasur nga nja kamion. Si pasojë e goditjes 61-vjecari Ylmi Dedja ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.  

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar edhe një punonjës policie jashtë detyrës, i cili ka qënë këmbësor. Ai është dërguar në spital, jaashtë rrezikut për jetën.  

Dyshohet se shkak i aksidenti është bërë një manovër e gabuar e 61-vjecari me motorr që më pas është përplasur nga kamioni që drejtohej nga 34-vjecari Gëzim Gjuzi.

Ndërkohë policia ka shoqëruar shoferin e kamionit Gëzim Gjuzi, për të sqaruar rrethant e aksidentit. Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sgurisë të disa bizneseve përreth për të parë dinamikën e aksidenit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco