VIDEO/ Plagosje me thikë në Korçë, 3 persona në spital

08:47, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një plagosje me thikë ka ndodhur në pazarin e vjetër të Korçës, ku janë të përfshirë në sherr dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër.

Sipas burimeve për SYRI-n, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku konflikti ka nisur fillimisht verbalisht mes personave e më pas ka degraduar në përdorimin e karrigeve të lokalit.

Pas kësaj njëri prej tyre ka marrë një thikë nga lokali dhe ka plagosur personin tjetër. Nuk dihet ende arsyeja e sherrit por të tre personat aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës.

Njëri prej të plagosurve ka një plagë nga thika ndërsa dy personat e tjerë kanë mbetur të dëmtuar nga karriget e përdorura gjatë sherrit.

Pritet të merren deklaratat nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Korçë/ Informacion paraprak

Më datë 24.04.2026, rreth orës 08:00, në zonën e "Pazarit", në Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç. Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco