Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë -Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 20:15, një automjet i drejtuar nga shtetasi R. Q., 39 vjeç, ka përplasur një këmbësor, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Kavajë/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
© SYRI.net