Syri TV/ Kushtoi 1.2 mln euro € asnjë ditë funksionale! Shembet unaza e sapondërtuar e Burrelit

Syri TV/ Kushtoi 1.2 mln euro € asnjë ditë funksionale! Shembet unaza e sapondërtuar e Burrelit

15:15, 23/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

1. 2 milionë euro të investuara për ndërtimin e Unazës së Burrelit kanë përfunduar në kosh të plehrave, pasi kjo rrugë vijon të shembet pa funksionuar asnjë ditë. Sot janë shënuar rrëshkitje të tjera në këtë unazë, duke e bërë totalisht rrugën të pakalueshme. Edhe pse problemi është shfaqur që 4 muaj më parë si ARRSH edhe Bashkia nuk kanë marrë asnjë masë për ndërhyrje.

SYRI TV

Unaza e Burrelit, një investim prej 1. 2 milionë euro është shkatërruar totalisht sapo përfundoi së ndërtuari.

Ndonëse duhej të ishte në funksion prej të paktën 6 muajsh, kjo rrugë prej vetëm 900 metrash gjatësi ka pësuar 4 shembje të mëdha duke e bërë totalisht të pakalueshme.

Projekti u zbatua nga firma "Ulza" shpk me një fond prej 1.2 milion euro, financuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Rikonstruksioni i plotë i unazës do të shmangte kalimin e mjeteve të tonazhit të përmes qytetit të Burrelit, por asnjë ditë nuk e kreu këtë funksion. Këtë projekt dhe të tjera të ndërtuara nga kjo kompani janë inaguruar dhe mbështetur nga vetë kryeministri EdI Rama.

Shembja dhe abuzimi me kete rruge, eshte denoncuar prej kohesh edhe nga deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, dhe sot kjo rrugë që ka kushtuar 1. 2 milionë euro ka dal totalisht nga funksioni.

Në atë kohë, interesit të deputetës demokrate, ARRSH-së i është përgjigjur me justifikimin se projekti është bërë nga Bashkia e drejtuar nga Agron Malaj, dhe se në projekt nuk ishte parashikuar rrëshkitje, ndaj dhe ARRSH nuk e pa të arsyeshme që të bënte studim për këto pasoja.

Por edhe pse kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga dëmtimi i parë i rrugës, ARRSH nuk ka marrë asnjë masë për vlerësimin e dëmit apo për ndërhyrje, me qëllim shmangien e shkatërrimit toal të saj. E në mungesë të ndërhyrjes, rruga vazhdon të degradohet edhe më shumë, duke shkaktuar një dëm financiat 1. 2 milionë euro, që vijon të mbetet I pahetuar dhe pa ndëshkuar edhe nga autoritetet e drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco