Shisnin lëndë narkotike në Tiranë, arrestohen dy persona! 29-vjeçari u kap në flagrancë me kokainë

Shisnin lëndë narkotike në Tiranë, arrestohen dy persona! 29-vjeçari u kap në flagrancë me kokainë

12:33, 23/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishin shpallur në kërkim si pjesë e disa grupeve që shisnin lëndë narkotike. 

Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit R. S., 29 vjeç dhe R. K., 39 vjeç, banues në Tiranë. 

Në momentin e kapjes, 29-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjykata e Tiranës u ka caktuar këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Final”, për goditjen e disa grupeve që shitnin lëndë narkotike. 

Kapen dhe vihen në pranga 2 nga shtetasit e shpallur në kërkim, të cilët akuzohen si pjesëtarë të këtyre grupeve. Në momentin e kapjes, njërit prej tyre iu gjet sasi Kokaine.   

Shkon 22 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij operacioni.  

Në vijim të operacionit të koduar “Final”, që u zhvillua 1 ditë më parë, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, pas 3 muajsh hetime në drejtimin e Prokurorisë, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.   

Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit R. S., 29 vjeç dhe R. K., 39 vjeç, banues në Tiranë. 

Gjykata e Tiranës iu ka caktuar këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Në momentin e kapjes, 29-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco