Aferat miliona euro të tenderave, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për dosjen 'Balluku'

11:14, 23/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj hetimet për dosjen “Balluku”.

Një ditë më parë avokati i të pandehurës,  Belinda Balluku është paraqitur për tu njohur me zgjatjen e hetimeve, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj. 

Ish-zv/ kryeministrja përballet me akuzat për shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tendera në Unazën e Madhe.

Ndërkohë më 9 prill, Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e ushtruar nga ish zv.kryeministrja Belinda Balluku kundër masës së sigurimit personal “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Përveç çështjeve për shkelje të barazisë në tenderat me vlerë qindramilionë euro për infrastrukturën rrugore, SPAK ka regjistruar dhe një tjetër procedim penal bazuar në një kallëzim të kryer nga Adriana Kalaja, e cila pretendon se ish ministrja Balluku dhe ish zëvendësi i saj, Ceno Klosi, kanë përfituar tenderat e institucionit që drejtonin.

Kryeministri Rama udhëhoqi një betejë ligjore në Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar pezullimin nga detyra të Ballukut, ndërkohë që mazhoranca e tij në Kuvend mbajti peng prej rreth dy muaj kërkesën e SPAK për autorizimin e masës së arrestit ndaj ish zv.kryeministres. Ai e shkarkoi Ballukun nga detyrat si zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës më 26 shkurt.

Më datë 12 mars 2026, mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, që sipas prokurorëve është e nevojshme pasi provat tregojnë qartë se persona të fortë e anëtarë të kabinetit të ish-ministres kanë kontaktuar dhe intimiduar dëshmitarët përmes shantazhit, kërcënimit për shkarkim nga detyra apo ofertave në para.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste e mbrojti Ballukun me pretendimin se rreziku i prishjes së provave nuk u provua me fakte reale. Ata i cilësuan parashtrimet e prokurorëve të Posaçëm si konsiderata, që në themel të tyre kishin ish-funksionin e ministrit që mbante Balluku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco