Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Bulgarec të Korçës, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 16-vjeçari. Sipas të dhënave, gjatë përplasjes në rrugë, i mituri është goditur me thikë dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar 19-vjeçari Arbri Mersinaj, banues në të njëjtin fshat, i cili është arrestuar në flagrancë. Në vendngjarje janë sekuestruar edhe mjeti prerës i përdorur në sulm si dhe celulari i tij.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bulgarec, në rrugë, dyshohet se ka goditur me thikë, një 16-vjeçar, banues në fshatin Bulgarec, për motive të dobëta. I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës (thikë) dhe celulari i të arrestuarit.
© SYRI.net