Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kurbin, pranë hyrjes së qytetit të Laçit, ku një automjet është qëlluar, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Sipas burimeve, rreth orës 18:55, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi M. N. Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka arritur të identifikojë autorët e dyshuar të ngjarjes. Bëhet fjalë për Pren Gjoka dhe dy djemtë e tij, Henrik Gjoka dhe Paris Gjoka. Dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit.
Forcat e policisë vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tyre.
© SYRI.net