Krimi në Memaliaj/ Zbardhen emrat dhe rrethanat e përplasjes me arme ku u vra një i ri, në kërkim dy vëllezër

Krimi në Memaliaj/ Zbardhen emrat dhe rrethanat e përplasjes me arme ku u vra një i ri, në kërkim dy vëllezër

19:45, 22/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e 21 prillit 2026 në Memaliaj, ku humbi jetën me armë zjarri shtetasi Endri Goxhaj, ndërsa mbeti i plagosur Dali Nela.

Sipas Policisë së Gjirokastrës, në pranga janë vënë Dali Nela, 25 vjeç dhe Aldo Kalemi, 47 vjeç, të dy banues në Memaliaj, të akuzuar për veprat penale ‘Vrasja me dashje’, kryer në bashkëpunim, si dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve’.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë Ermal Mataij, 41 vjeç, për ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim Donaldo Nela, 29 vjeç dhe vëllai i tij Marioldo Nela, 28 vjeç, të dy të dyshuar për vrasje me dashje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për Julian Kalemi, 44 vjeç, për ‘Deklarata të rreme përpara prokurorit’, si dhe për Gëzim Qëndraj, 49 vjeç, për veprën penale ‘Kanosja’.

Nga hetimet rezulton se konflikti ka nisur si përplasje fizike e çastit, ku janë përfshirë disa persona. Gjatë përleshjes, dyshohet se viktima Goxhaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Dali Nelës, duke e plagosur.

Më pas, dy vëllezërit Donaldo dhe Marioldo Nela dyshohet se kanë qëlluar me armë në drejtim të tij, i cili më pas ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Pas ngjarjes, autorët e dyshuar janë larguar me automjet dhe policia vijon operacionin për kapjen e tyre.

Provat e sekuestruara

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

një armë zjarri pistoletë (me fishek në fole),

një krehër me fishekë,

municion luftarak,

2 automjete dhe 2 motomjete,

4 celularë dhe sende të tjera që pritet të ndihmojnë në hetim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco