Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qendër të Laç, pranë godinës së bashkisë.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në qytetin e Laçit, një automjet me drejtues shtetasin B. N. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. P.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
© SYRI.net