Seanca për shpifje në GJKKO/ Avokati i biznesmenit kërkon që të shtohet edhe fyerja që ka bërë Braçe

Seanca për shpifje në GJKKO/ Avokati i biznesmenit kërkon që të shtohet edhe fyerja që ka bërë Braçe

14:54, 22/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës ku deputeti Erion Brace është i paditur për shpifje nga biznesmeni Aduel Çekrezi. Në sallë ishte prezent biznesmeni Cekrezi dhe deputeti i PS Erion Brace.

Avokati i Çekrezit, Elis Bilali:

Kërkojmë marrjen e një fakti penal që përmban edhe veprën penale te fyerjes. Pala e akuzuar në një emision televiziv ka fyer klientin tone duke e quajtur palaço dhe ordiner. I kërkojmë gjykatës të marr parasysh edhe veprën penale të fyerjes. Deri me tani e kemi paditur per shpifje por kërkojmë të bashkohet edhe fakti i ri ajo e fyerjes.

Erion Brace: Unë nuk përmendur emra. U them bëj të fala Bilos. Se kuptoj pse duhet te atribuohen gjera që sjanë të mijat. Unë nuk kam përmendur emra.

Prokurori Ols Dado: Mendoj qe faza proceduriale nuk është e duhur.

Gjykata vendosi të mos e pranojë kërkesën e avokatit për faktin e ri penal që përveç shpifjes ti shtohet edhe akuza e fyerjes.

Avokati Elis Bilali që mbron biznesmenin Anduel Cekrezi: Klienti im ka qenë i rregullt me procedurat e marrjes se tokës. Ka edhe procese gjyqësore që i jep të drejtë atij. Deputeti Erion Braçe ka bërë deklarata të pa verteta për klientin tim. Etiketime si grabitqar...

Braçe: Në këtë periudhe kohore kam qenë me detyra të deputetit të Republikës së Shqipërisë. Mbrojtja e interesit publik janë detyrime që burojnë nga kushtetuta. Kam qenë deputet i qarkut të Fierit. Ne çdo rast që kam folur kam një referencë. Është ligji që un kam cituar si në parlament si me rrjete sociale. Në këtë histori ka qenë edhe policia pjesë. Unë kam përmend shefa policie, shefa krimesh.

Në sallë e gjyqit ka debate mes biznesmenit dhe Erion Braçes. Deputeti i kthehet paditësit. Ndërkohë paditësi thotë se me ke propozuar hajde merr tokë shtet me qera në Divjakë dhe bëj investimin tënd.

Anduel Cekrezi: Kam 3 vite qe përballem me këto linçime publike. Un jam ne pune time, un paragjykohem nga fjalët e Braçes. Faji im i vetëm është se kam besuar tek ky shtet...

Seanca e radhës u caktua të zhvillohet me datë 6 Maj ora 9.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco