U zbuluan ambiente për lojëra fati në Milot dhe Laç -  Drejtori i Policisë Lezhë jep dorëheqjen

U zbuluan ambiente për lojëra fati në Milot dhe Laç - Drejtori i Policisë Lezhë jep dorëheqjen

09:30, 22/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas zbulimit të disa kazinove në Milot dhe Laç, mësohet se drejtori i Qarkut të Lezhës, Islor Islami, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti.

Largimi i tij nga detyra vjen në vijim të ndërhyrjeve të autoriteteve, të cilat evidentuan funksionimin e këtyre aktiviteteve të paligjshme, në kundërshtim me ligjin për ndalimin e lojërave të fatit.

Gjatë operacionit të policisë u sekuestruan 15 makineta, 3 tavolina për lojën “Poker”, sasi lënde narkotike Kokainë, shumë parash, si dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco